Përbërësit më të rëndësishëm të shampos kundër zbokthit SULFA-PLUS dhe mënyra e tyre e veprimit:
- Klimbazoli dhe Pirokton olamini janë përbërës aktivë kundër zbokthit që kanë një gamë të gjerë aktiviteti antibakterial dhe antifungal, veçanërisht kundër mykut Malassezia që shkakton dermatitin seborrheik dhe formimin e zbokthit. Këta përbërës kufizojnë zhvillimin e myqeve të pranishme në lëkurën e kokës, zvogëlojnë prodhimin e sebumit, lehtësojnë dhe eliminojnë irritimin dhe kruajtjen e kokës, rregullojnë qërimin e epidermës dhe eliminojnë zbokthin.
- Propilenglikoli është një humektant efektiv, ka një fuqi të madhe të depërtimit në lëkurë dhe flokë, siguron hidratim të shkëlqyer dhe ruan lagështinë natyrore të lëkurës dhe flokëve.
- Acidi citrik vepron si një antioksidues dhe eksfoliant, e largon shtresën e sipërme të qelizave të vdekura të lëkurës dhe ndihmon në pastrimin e poreve. Ka një efekt korrigjues kundër plakjes së lëkurës. Ai e barazon tonin e lëkurës, po e zbut dhe e lëmon lëkurën.
- Acidi salicilik ka një efekt keratolitik dhe seboregullues, ka një efekt dobiprurës në largimin e qelizave të vdekura të lëkurës dhe sebumit të tepërt nga folikulat e qimeve, mundëson pastrimin e thellë të lëkurës, parandalon mbylljen e poreve dhe mundëson rritjen e qelizave të reja. Zvogëlon irritimin dhe leskërimin të lëkurës së kokës.
- Kompleksi triglicerik i acidit kaprilik dhe kaprinik është një emollient natyral që hidraton dhe ruan lagështinë në lëkurë dhe flokë. Ai e tret sebumin e ngurtësuar në poret e folikulave të qimeve dhe ka një efekt qetësues në kokë. Ndihmon në ripërtëritjen dhe krijimin e një barriere mbrojtëse në sipërfaqen e lëkurës dhe flokëve, duke i bërë ata të butë dhe të lëmuara. Ai vepron gjithashtu si një antioksidant që mbron lëkurën dhe flokët nga toksinat dhe radikalet e lira nga mjedisi.
Acidi linoleik dhe acidi linolenik, të njohur si Vitamina F, janë acide yndyrore esenciale poli të pangopura që ushqejnë dhe përmirësojnë ndjeshëm ushqyerjen e skalpit dhe mbrojtjen e flokëve.
Vitamina F ka një efekt të dobishëm në lëkurën seborrheike me një barrierë lipide të trazuar dhe në skalpin e thatë me flokë të brishta pa shkëlqim. U jep flokëve shkëlqimin dhe elasticitetin e nevojshëm.
- Squfuri është një agjent anti-zbokth, vepron si keratolitik dhe seboregulator, ka veti antifungale dhe antiseptike. Në lëkurën e ndjeshme, ai vepron si anti-irritues dhe anti-inflamator, qetëson kruajtjen dhe inflamacionin, ndihmon në pastrimin e poreve dhe parandalon fenomenet seborrheike.
- Allantonini është një përbërës natyral i bimës kufilma, vepron si një kondicioner i mirëmbajtjes së lëkurës, emollient, keratolitik dhe anti-irritues. Ai ushqen lëkurën e prirur ndaj leskërimit dhe i jep hidratim të pasur, dhe u siguron flokëve elasticitet dhe butësi. Ai i rigjeneron qelizat e lëkurës, stimulon ritjen e tyre dhe qetëson praninë e inflamacionit.
- Mentoli është një përbërës natyral i vajit esencial nenexhiku dhe vajrave të tjera, si një vasodilatator aktivizon mikroqarkullimin e gjakut në skalpin dhe hap folikulat e qimeve, dhe në këtë mënyrë e stimulon rritjen natyrale të flokëve dhe i zbut simptomat e rënies së flokëve. Si një agjent ftohës, ai freskon skalpin dhe lehtëson inflamacionin dhe kruajtjen.
SULFA-PLUS shampoja kundër zbokthit aplikohet dy deri në tre herë në javë, nëse është e nevojshme mund të jetë edhe më shpesh. Me aplikim të rregullt, ka një efekt parandalues në shfaqjen e përsëritur të zbokthit, parandalon tharjen dhe ngurtësimin e flokëve, u jep flokëve një shkëlqim natyral, plotësi dhe një pamje të shëndetshme.
SULFA-PLUS shampoja anti-zbokthi është e përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës. Një formulim i butë dhe një vlerë pH që përshtatet në mënyrë optimale me lëkurën e njeriut (pH = 5.5) lejojnë përdorimin e shpeshtë të shampos gjatë një periudhe të gjatë kohore.
Paketimi: PET shisheja 200 ml dhe 100 ml
AI Website Creator