Mobirise Website Builder

Rreth nesh

ZDRAVLJE KOZMETIKA DOO / SH.P.K. LESKOVAC është një shoqëri afariste me traditë të gjatë në prodhimin dhe shitjen e produkteve kozmetike të cilësisë së lartë, të cilat u janë të njohura numrit të madh të klientëve të kënaqur në vend dhe jashtë vendit.

Misioni ynë është t'u ofrojmë klientëve tanë produkte të cilësisë së lartë, të sigurta dhe efektive.

Cilësia dhe siguria e produkteve të gatshme dhe përbërësve të tyre është në përputhje me dispozitat e Ligjit mbi Artikujt e Përdorimit të Përgjithshëm, Rregulloren mbi Produktet Kozmetike, Regulloren të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit për produktet kozmetike (Regulation (EC) 1223/2009 on cosmetics products).

Siguria dhe cilësia e produktit janë konfirmuar zyrtarisht në bazë të rezultateve të analizave të cilësisë, stabilitetit, përputhshmërisë dhe potencialit alergjik të produktit të kryer nga një laborator evropian i akredituar për testimin dhe kontrollin e produkteve medicinale dhe produkteve kozmetike.

Kualiteti i patëmetë, siguria dhe funksionimi efektiv i produkteve tona bazohen në aplikimin e arritjeve më të përsosura në fushën e kozmetologjisë dhe farmacisë. Të gjitha produktet janë formuluar me kombinime të zgjedhura me kujdes të përbërësve që kontribuojnë në veprimin e dobishëm dhe efektiv në mënyrën më të mirë të mundshme. Në prodhimtarinë, ne përdorim vetëm lëndë të para të provuara dhe me cilësi të lartë nga prodhuesit e njohur botërorë. Ne jemi duke punuar vazhdimisht në përmirësimin e cilësisë së produkteve dhe harmonizimin me rregulloret e legjislacionit vendas dhe rregulloreve evropiane në fushën e produkteve kozmetike.

AI Website Generator