Formulimet e lehta dhe një vlerë pH që përshtatet në mënyrë optimale me lëkurën e njeriut (pH = 5.5) lejojnë përdorimin e shpeshtë të shampos gjatë një periudhe të gjatë kohore. Me përdorimin e rregullt të këtyre produkteve, dy deri në tre herë në javë, flokët marin një shkëlqim natyror, pamje të shëndetshme, elasticitet dhe vëllim.
Linja jonë e produkteve për mirëmbajtjen e flokëve, përveç mirëmbajtjes së rregullt të flokëve, ofron zgjidhje për probleme të ndryshme të flokëve dhe skalpit, si dëmtimi, rrallimi dhe rënia e flokëve, zbokthët, flokët e thatë ose të yndyrshme.
Koleksioni i këtyre produkteve është i pranishëm në treg prej shumë vitesh dhe të gjitha janë mirë të njohura për përdoruesit për efektet e tyre të dobishme dhe efektive.
Lëkura e duarve është e ekspozuar ndaj kontaktit të shpeshtë me ujin, objektet e ndryshme, kimikatet dhe ndikimet atmosferike si i ftohti, era, dielli dhe ajri i nxehur. Të gjitha këto ndikime mund të dëmtojnë shtresën lipide të lëkurës, e cila e mbron atë nga tharja dhe kur kjo ndodh, duart bëhen të thata dhe të irrituara, të prirura për skuqje dhe mund të shfaqen çarje të vogla.
Produktet tona për mirëmbajten e duarve janë të krijuar sipas formulimeve të provuara nga lëndët e para kozmetike me cilësi më të lartë dhe testohen dermatologjikisht. Përbërësit aktivë kanë një efekt të dobishëm për lëkurën, duke i dhënë lagështinë e nevojshme, freskinë, elasticitetin, butësinë dhe lëmueshmërinë e nevojshme.
Ato janë të përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës, nuk përmbajnë ngjyra artificiale, vlera e pH’së përshtatet në mënyrë optimale me lëkurën (pH = 5.5). Ato i sigurojnë lëkurës gjithë mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e nevojshme që i nevojitet çdo ditë.
Dezinfektimi është procesi i inaktivizimit të të gjitha formave vegjetative të baktereve, myqeve dhe viruseve.
AI Website Maker