Mobirise Website Builder

GLYCONA Krem për duar

Përbërësit më të rëndësishëm aktivë të kremit të duarve GLYCONA dhe mënyra e tyre e veprimit:

- Glicerini ka veti të jashtëzakonshme hidratuese. Është i pranishëm në një përqindje të lartë në krem, vepron në mënyrë shumë efektive si hidratues ose ruajtës i lagështisë, nuk i mbyllën poret, mbron lëkurën nga irritimi dhe përmirëson funksionin e saj mbrojtës.

- Ekstrakti i Hamamelis është një astringent natyror. Përbërësit e tij kanë një efekt qetësues për lëkurën e ndjeshme, të irrituar dhe të plasaritur. Është i pasur me tanine që kanë efektin e shtrëngimit dhe shërimit të lëkurës së plasaritur. Ekstrakti përmban gjithashtu flavonoide që kanë veti të forta antioksiduese dhe anti-inflamatore, ndihmojnë në neutralizimin e radikaleve të lira, kanë një efekt qetësues për lëkurën e irrituar, stimulojnë sintezën e kolagjenit dhe zvogëlojnë shfaqjen e vijave të imta dhe rrudhave.

- Lanolin është një emollient, hidratues dhe kondicioner. Ai punon duke depërtuar thellë në lëkurë, duke e hidratuar në mënyrë efektive, duke e zbutur atë, duke shëruar pjesët e çara dhe duke ndihmuar në mirëmbajtjen dhe ushqyerjen e saj.

- Cetearil-oktanoati, Oktildodekanolli, vazelina dhe vaji mineral ose parafina e lëngët veprojnë si agjensë hidratues të lëkurës duke krijuar një shtresë të hollë hidrofobike në lëkurë që e mbron atë nga tharja dhe nuk pengon frymëmarrjen natyrore të lëkurës.

- Bisabololi, është një përbërës natyral i vajit esencial të kamomilit, i përdorur si kondicioner për kujdesin e lëkurës, veçanërisht për lëkurën delikate dhe të ndjeshme, ka efekte anti-inflamatore, antibakteriale dhe antioksiduese. Ai ka një efekt qetësues për lëkurën, lehtëson irritimin dhe skuqjen, sikur vaji i kamomilit. Ndihmon lëkurën duke e hidratuar atë. Ushqen dhe mbron lëkurën nga ndikime të ndryshme negative të jashtme.

Me përdorimin e rregullt të kremit GLYCONA, lëkura e duarve do të jetë gjithmonë e mirëmbajtur, e butë si kadife dhe e mbrojtur nga efektet e dëmshme të ujit, agjensët agresivë dhe kushtet e motit.

Paketimi: PET shisheja 100 ml

Offline Website Builder