Mobirise Website Builder

NERILEX shampo kundër rënies së flokëve

Përbërësit më të rëndësishëm aktivë të shampos NERILEX dhe mënyra e tyre e veprimit:

- Piroctone Olamine ka një gamë të gjerë të aktivitetit antibakterial dhe antifungal, veçanërisht kundër mykut Malassezia, e cila shkakton dermatitin seborrheik dhe zbokth. Vepron në mënyrë efektive mbi shkaqet e zbokthit, lehtëson dhe eliminon irritimin dhe kruajtjen e lëkurës.

- Squfuri është një agjent anti-zbokth, vepron si keratolitik dhe seboregulator, ka veti antifungale dhe antiseptike. Në lëkurën e ndjeshme, ai vepron si anti-irritues dhe anti-inflamator, qetëson kruajtjen dhe inflamacionin, ndihmon në pastrimin e poreve dhe parandalon fenomenet seborrheike.

- Acidi linoleik dhe acidi linolenik, të njohura si Vitamina F, janë acide yndyrore esenciale poli të pangopura që ushqejnë dhe përmirësojnë ndjeshëm mirëmbajtjen, shëndetin dhe mbrojtjen e flokëve dhe skalpit. Vitamina F ka një efekt të dobishëm në lëkurën seborrheike me një barrierë lipide të trazuar dhe në lëkurën e thatë të kokës me flokë të brishta pa shkëlqim. U jep flokëve shkëlqimin dhe elasticitetin e nevojshëm.

- Një kompleks i triglicerideve të acidit kaprilik dhe kaprinik është një emollient jo i yndyrshëm me origjinë natyrore që hidraton dhe ruan lagështinë në lëkurë dhe flokë pa i lënë ato të yndyrshme. Ndihmon në rigjenerimin dhe krijimin e një barriere mbrojtëse në sipërfaqen e lëkurës dhe flokëve, duke i bërë ata të butë dhe të lëmuara. Ai e shpërbën - e tret sebumin e ngurtësuar në poret e folikulave të qimeve dhe ka një efekt qetësues në lëkurë. Ai vepron gjithashtu si një antioksidant që mbron lëkurën dhe flokët nga toksinat dhe radikalet e lira nga mjedisi.

- Acidi salicilik ka një efekt keratolitik dhe seboregullues, ka një efekt dobiprurës në eliminimin e qelizave të vdekura të lëkurës dhe sebumit të tepërt nga folikulat e flokëve, mundëson pastrimin e thellë të lëkurës, parandalon mbylljen e poreve dhe lejon rritjen e qelizave të reja. Zvogëlon irritimin dhe leskërimin të lëkurës së kokës.

- Acidi citrik ka një efekt eksfoliues, e eliminon shtresën e sipërme të qelizave të vdekura të lëkurës, përshpejton zhvillimin e qelizave të reja dhe ndihmon në pastrimin e poreve. Ai vepron gjithashtu si një antioksidant, ka efekte korrigjuese kundër plakjes së lëkurës dhe stimulon prodhimin e kolagjenit dhe acidit hialuronik.

- Bisabololi, që rrjedh nga kamomili, ka një efekt qetësues për skalpin e irrituar dhe të ndjeshëm, zvogëlon skuqjen dhe parandalon kruajtjen. Është efektiv kundër shumë mikrobeve. Është një antioksidant i fuqishëm që mbron lëkurën nga ndikime të ndryshme negative të jashtme. Ndihmon tek lëkura e thatë duke e hidratuar atë.

- Mentoli është një përbërës natyral i vajit esencial të nenexhikut dhe vajrave të tjerë të mentës, si një vazodilator aktivizon mikroqarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës dhe hap folikulat e flokëve, në këtë mënyrë e nxit rritjen natyrale të flokëve dhe i zbut simptomat e rënies së flokëve. Si një agjent ftohës, ai freskon skalpin e kokës dhe zvogëlon inflamacionin dhe kruajtjen.

NERILEX shampoja ka një aromë të këndshme, të destinuar për të gjitha llojet e flokëve tek femrat dhe meshkujt. Formulimi i butë lejon përdorimin e shpeshtë të shampove për mirëmbajtje të rregullt, parandalimin dhe trajtimin kundër rënies së flokëve. Duhet të përdoret dy deri në tre herë në javë dhe më shpesh nëse është e nevojshme. Me aplikim të rregullt, flokët marin një shkëlqim natyror, pamje të shëndetshme, elasticitet dhe vëllim.
Për trajtimin më efektiv kundër rallimit dhe rënies së flokëve, përveç aplikimit të rregullt të shampos NERILEX, ne rekomandojmë masazhin e përditshëm të skalpit me lotion flokësh NERILEX. Këto produkte janë të ndryshme në përbërje, ato janë formuluar për të plotësuar njëri-tjetrin me përbërësit e tyre aktivë në mënyrat e veprimit dhe efektivitetit. Për veprimin e tyre më efektiv, rekomandohet që në hapin e parë për larjen e flokëve, shampoja NERILEX të aplikohet rregullisht si një trajtim i mëparshëm dy deri në tre herë në javë, dhe në hapin e dytë, lotioni NERILEX si trajtimi kryesor, një herë në ditë.

Paketimi: PET shisheja 200 ml dhe 100 ml në një kuti të palosshme

No Code Website Builder