Mobirise Website Builder

NERILEX lotion kundër rënies së flokëve

NERILEX lotioni kundër rënies së flokëve është një tretësirë ujë-etanol, e formuluar për të eliminuar shkaqet që mund të çojnë në rrallimin dhe rënien e flokëve me substancat e saj aktive dhe ndihmëse dhe në të njëjtën kohë riaktivizon potencialin e skalpit për ripërtëritjen e flokëve të shëndetshme.

NERILEX lotioni me përbërësit e tij aktivë funksionon duke stimuluar mikroqarkullimin e lëkurës së kokës dhe i ushqen organet e saj me substanca të rëndësishme funksionale. Kjo përmirëson mirëmbajtjen natyrore të organeve të flokëve dhe çon në riaktivizimin gradual të rrënjëve të qimeve që ende mund të rriten. Efekti riaktivizues arrihet gradualisht, me aplikimin e rregullt të shampos Neilex dhe lotion Nerilex. Rezultatet pozitive janë të dukshme pas 8 deri në 12 javë.
Përbërësit më të rëndësishëm aktivë të lotionit kundër humbjes së flokëve NERILEX dhe mënyra e tyre e veprimit për të stimuluar rritjen natyrale të flokëve dhe për të lehtësuar simptomat e rënies së flokëve:

- Alkooli etilik, etanoli ka një efekt antibakterial dhe veti anti-inflamatore, e largon yndyrën dhe sebumin e tepërt, përshpejton depërtimin dhe thithjen e përbërësve në lëkurë, ka një efekt freskues dhe këndshëm ftohën. Në përqendrimin e aplikuar është krejtësisht i padëmshëm për lëkurën.

- Kolagjeni i hidrolizuar vepron si kondicioner i lëkurës dhe flokëve, humektant, emollient dhe antistatik. Hidraton flokët dhe skalpin, mbron shtresën e lëkurës që përmban rrënjët e flokëve, ndihmon rritjen e flokëve dhe përmirëson pamjen e tyre duke u dhënë elasticitet dhe shkëlqim më të madh.

- Metionini është një aminoacid esencial që është thelbësor për rritjen dhe rigjenerimin e indeve. Ndihmon në parandalimin e rënies së parakohshme të flokëve, reduktimin e hiperaktivitetit të gjëndrave dhjamore dhe irritimit të lëkurës, vepron si kondicioner, përmirëson teksturën, cilësinë dhe rritjen e flokëve.

- Pirokton olamini ka një gamë të gjerë të aktivitetit antibakterial dhe antifungal, veçanërisht kundër mykut - Malassezia, e cila shkakton dermatitin seborrheik dhe formimin e zbokthit. Vepron në mënyrë efektive mbi shkaqet e formimit të zbokthit, lehtëson dhe eliminon irritimin dhe kruajtjen e lëkurës.

- Salicilati i natriumit ka një efekt antimikrobik dhe kundër plakjes së lëkurës, ndihmon në largimin e zbokthit.

- Kompleksi i acideve yndyrore esenciale përmirëson me rëndësi ushqimin, mbrojtjen dhe shëndetin e flokëve, zvogëlon ndryshimet dhe defektet në skalpin dhe flokët dhe kështu parandalon ose ngadalëson rënien e flokëve. Acidet linoleike dhe linolenike, të njohura si Vitamina F, kanë një efekt të dobishëm në skalpin e thatë dhe seborrheik me një barrierë lipide të trazuar, dhe u japin flokëve të brishtë pa shkëlqim shkëlqimin dhe elasticitetin e nevojshëm.

- Kompleksi triglicerik i acidit kaprilik dhe kaprinik është një emollient natyral që hidraton dhe ruan lagështinë në lëkurë dhe flokë. Ai e tret sebumin e ngurtësuar në poret e folikulave të qimeve dhe ka një efekt qetësues në kokë. Ndihmon në rivendosjen dhe krijimin e një barriere mbrojtëse në sipërfaqen e lëkurës dhe flokëve, duke e bërë atë të butë dhe të lëmuar. Ai vepron gjithashtu si një antioksidant që mbron lëkurën dhe flokët nga toksinat dhe radikalet e lira nga mjedisi.

- Një kompleks vitaminash dhe provitaminash (Tokoferil acetati, Biotini dhe Panthenoli) luajnë një rol të rëndësishëm në restaurimin e lëkurës dhe formimin e një strukture të fortë të qimeve, qetëson irritimet, stimulon rigjenerimin e qelizave të lëkurës, zvogëlon rënien e flokëve dhe stimulon rritjen e saj, ka një efekt dobiprurës kundër leskërimit të lëkurës dhe lulëzimit të flokëve, rrit vëllimin, butësinë dhe forcën e fijeve të qimes.

- Squfuri bioaktiv është një agjent anti-zbokth, vepron si keratolitik dhe seboregullues, ka veti antifungale dhe antiseptike. Në lëkurën e ndjeshme, ai vepron si një anti-irritues dhe anti-inflamator, qetëson kruajtjen dhe inflamacionin, ndihmon në pastrimin e poreve dhe parandalon shfaqjen e fenomeneve seborrheike.

- Allantonini është një përbërës natyral i bimës kufilma, vepron si një kondicioner i mirëmbajtjes së lëkurës, emollient, keratolitik dhe anti-irritues. Ai e ushqen lëkurën e prirur ndaj leskërimit dhe i jep hidratim të pasur, dhe u siguron flokëve elasticitet dhe butësi. Ai i rigjeneron qelizat e lëkurës, stimulon ritjen e tyre dhe qetëson praninë e inflamacionit.

- Bisabololi, që rrjedh nga kamomili, ka një efekt qetësues për skalpin e irrituar dhe të ndjeshëm, zvogëlon skuqjen dhe parandalon kruajtjen. Është efektiv kundër shumë mikrobeve. Është një antioksidant i fuqishëm që mbron lëkurën nga ndikime të ndryshme negative të jashtme. Ndihmon tek lëkura e thatë duke e hidratuar atë.

- Mentoli është një përbërës natyral i vajit esencial nenexhiku dhe vajrave të tjera, si një vasodilatator aktivizon mikroqarkullimin e gjakut në skalpin dhe hap folikulat e qimeve, dhe në këtë mënyrë e stimulon rritjen natyrale të flokëve dhe i zbut simptomat e rënies së flokëve. Si një agjent ftohës, ai freskon skalpin dhe lehtëson inflamacionin dhe kruajtjen.

- Qafuri ka një efekt anti-irritues, stimulon qarkullimin e skalpit dhe e nxis rritjen e flokëve.

- Propilenglikoli është një hidratant efektiv, ka një fuqi të madhe për të depërtuar në lëkurë dhe flokë, siguron hidratim të shkëlqyeshëm dhe mbajtje të lagështisë natyrale të lëkurës dhe flokëve.

NERILEX lotioni aplikohet në mënyrë të barabartë në pjesën me qime të kokës duke përdorur pompën e aplikuesit për spërkatje dhe masazhohet me kujdes me majat e gishtave për disa minuta. Zonat më të rënda të rrallimit trajtohen më intensivisht duke ri-aplikuar lotionin dhe duke bërë masazhë. Se si përbërësit aktivë do të depërtojnë në skalpin e kokës dhe kapilarët e flokëve varet nga masazhi. Aplikimi i rregullt i lotionit NERILEX zbut simptomat e rënies së flokëve dhe mundëson rigjenerimin, forcimin dhe rritjen e flokëve të shëndetshme dhe me shkëlqim.

Paketimi: PET shisheja 200 ml me një spërkatës

AI Website Generator